Anketa e IHP, BDI (Ali Ahmeti ) perseri me e besuar se PDSH (Mendu Thaci) | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Anketa e IHP, BDI (Ali Ahmeti ) perseri me e besuar se PDSH (Mendu Thaci)

Postuar nga on Dec 20th, 2010 ne kategorine Maqedoni, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Anketa e IHP, BDI (Ali Ahmeti ) perseri me e besuar se PDSH (Mendu Thaci)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Besueshmëria e partive politike dhe liderëve në vend mbetet e pandryshueshme. VMRO-DPMNE prinë tek blloku politik maqedonas, ndërsa BDI tek ai shqiptar. Këtë e tregojnë rezultatet e anketës së fundit të realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup.
Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhje parlamentare 23.3 përqind e qytetarëve të Maqedonisë do të votonin VMRO-DPMNE-në, për LSDM-në do të votonin 11.4 përqind, për BDI-në 6.9 përqind, PDSH-në 2.6 përqind dhe DR-në 1.8 përqind. Nga të anketuarit, më shumë qytetarë janë shprehur se nuk do të votonin fare, se sa janë shprehur të pa përcaktuar. Qytetarët vlerësim pozitiv kanë dhënë për punën e presidentit Gjorge Ivanov. 45.7 përqind e të anketuarve janë të kënaqur nga puna e tij, ndërsa 44.8 përqind nuk janë të kënaqur. Mendim pozitiv për punën e kryeministrit Nikolla Gruevski kanë 45.9 përqind, ndërsa mendim negativ 46.8 përqind. Për liderin e LSDM-së Branko Crvenkovskin pozitivisht janë përgjigjur 29.1 përqind, ndërsa negativisht 61.5 përqind. Qëndrim pozitiv për liderin e BDI-së Ali Ahmeti kanë treguar 25 përqind e të anketuarve, ndërsa 57.3 përqind e të anketuarve kanë mendim negativ. Për liderin e PDSH-së Menduh Thaçi, 13.7 përqind kanë mendim pozitiv, ndëra 72.5 përqind mendim negativ.
Sa u përket institucioneve, qytetarët më së miri e kanë vlerësuar punën e presidentit të shtetit me 2.83 përqind, Qeverisë me 2.81përqind, Kuvendi me 2.42 përqind ndërsa opozita me 2.31 përqind. Instituti për Hulumtime Politike ne Shkup këtë anketë e ka realizuar me 1100 anketues në periudhën nga 10 deri 14 dhjetor. Shkëlzen Aqifi

E kerkuar dhe u gjet si :

Anketa e IHP, BDI (Ali Ahmeti ) perseri me e besuar se PDSH (Mendu Thaci)
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: