Aksidentin rrugor, Shkup-Tetovë-Gostivar, një person humbi jetën | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Aksidentin rrugor, Shkup-Tetovë-Gostivar, një person humbi jetën

genta Postuar nga on Feb 5th, 2011 ne kategorine Maqedoni. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Aksidentin rrugor, Shkup-Tetovë-Gostivar, një person humbi jetën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Mevaidin Asani (58 vjeçar) nga fshati i Gostivarit Forino e humbi jetën në aksidentin rrugor që ndodhi mbrëmë në orën 19:40 në afërsi të firmës për prodhimtari të mobiljeve “Interfantazi”, në autostradën Shkup – Tetov – Gostivar, në unazën Jug, në mbikalimin për hyrje në Tetovë, informoi zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Sipas informatave policore automobili “Mercede smart” me targa të Gostivarit i drejtuar nga Asani, i cili ndohej vetëm në automobil, doli jashtë rrugës, u përplas në rethojën mbrojtëse dhe u përmbys. Nga përplasja dhe përmbysja Asani vdiq në vend. Mjeku nga Ndihma e Shpejtë e Tetovës e konstatoi vdekjen e tij.

“Për shkak të aksidentit në periudhën prej orës 20 deri në ora 23 trafiku ka qenë i ndaluar në këtë pjesë të autostradës dhe i riorientuar nëpër drejtimet e tjera rrugore”, deklaroi Josifovska.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të gjykatës, prokurorisë dhe policisë dhe sipas informatave paraprake nga hetimi shkak për aksidentin trafikor ka qenë shpejtësia e madhe.(zhurnal)

E kerkuar dhe u gjet si :

Aksidentin rrugor, Shkup-Tetovë-Gostivar, një person humbi jetën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: