Thaçi uron popullin amerikan dhe presidentin Obama | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Thaçi uron popullin amerikan dhe presidentin Obama

genta Postuar nga on Jul 4th, 2011 ne kategorine Kosove, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Thaçi uron popullin amerikan dhe presidentin Obama
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të hënën përgëzon presidentin e SHBA-ve Barack Obama dhe popullin amerikan me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.
Në tekstin e mesazhit thuhet:

Shkëlqesia Juaj, President Obama,
Dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ndër ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike të njerëzimit, ku 235 vjet më parë u krijua shteti që u bë simbol i lirisë, demokracisë dhe vlerave universale.

Kjo ditë ka frymëzuar popuj e kombe, lëvizje politike e ngjarje të mëdha në tërë botën, për të realizuar ëndrrat dhe idealet e lirisë, për të krijuar vende, shoqëri dhe kombe të lira e të emancipuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë luajtur rol historik në mbrojtje të popullit shqiptar në përgjithësi, dhe veçanërisht në përkrahjen e Kosovës në vitet 1998, 1999, që u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës dhe hapjen e një perspektive të re.

Jeta e lirë dhe ndërtimi i institucioneve të reja në Kosovë, të mbështetura vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet mike, bënë që vendi ynë ta realizojë ëndrrën me të madhe historike, Pavarësinë e Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Institucionet dhe qytetarët e Kosovës u janë mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin e jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës dhe në përkrahjen për ndërtimin e institucioneve të reja dhe demokratike.

Kosova dhe institucionet e saj janë përkrahës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vlerësojnë lart kontributin e tyre në ruajtjen e paqes, krijimin e stabilitetit dhe përhapjen e vlerave globale anembanë botës.

Shkëlqesia Juaj, President Obama,
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve të saj, ju lutem pranoni urimet më sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tuaj. /Telegrafi/

Thaçi uron popullin amerikan dhe presidentin Obama
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: