
Kreu i ekzekutivit, Hashim Thaçi, dhe zëvendësi i tij Slobodan Petrovic, vizituan sot fshatin Prilluzhë të komunës së Vushtrisë, ku po vazhdojnë punimet në ndërtimin e urës në këtë fshat.
Kreu i ekzekutivit tha se investimet që po bëhen në këtë fshat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, pa dallim etnie.
Ai shtoi se ura mbi Sitnicë mundëson lëvizjen e banorëve të 12 fshatrave që shtrihen përgjatë Çiçavicës dhe nga ajo do të përfitojnë 15 mijë banorë të kësaj ane.
“Urat janë objekte që lidhin njerëzit, afrojnë dhe integrojnë ata dhe mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Petrovic ka thënë se në këtë rajon do të investohet edhe më shumë, ndërsa serbëve të këtij fshati u premtoi se ata do të jenë të sigurt, gjë të cilën e mbështeti edhe ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, i cili theksoi se në këtë fshat do të ketë më shumë patrullime të Policisë së Kosovës.
Të pranishëm në Prilluzhë ishin edhe ministri i FSK-së, Fehmi Mujota, dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku. /Telegrafi/





Jep mendimin tuaj