Thaçi po rrezikon marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Thaçi po rrezikon marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Kosovës

Postuar nga on Jan 3rd, 2011 ne kategorine Kosove. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Krahasimi që kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë Dick Martyt në gazetën Tages Anzeiger, me Joseph Goebbels – ministër i propagandës naziste të Hitlerit, ka nxitur reagim të ashpër të Parlamentit zviceran

Gazeta zvicerane Le Matin, në shkrimin e titulluar “Thaçi fyen zviceranët”, përcjell reagimet e disa deputetëve të Parlamentit zviceran, ku ata ndihen të fyer me këtë konstatim të kryeministrit Thaçi. Ata vlerësojnë se me këtë konstatim, Thaçi po rrezikon marrëdhëniet ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës.

“Problemi është se opinionet janë të bazuara në një raport parlamentar dhe jo një vendim gjyqësor”, ka thënë avokati Leonard Bender, kolumnist i rregullt në portalin Albinfo.ch.

Kryetari i të gjelbërve zviceranë, Ueli Leuenberger ka thënë se nuk pajtohet me të gjitha pikëpamjet e Martyt mbi Kosovën, por nuk pajtohet që ai të krahasohet me Goebbelesin.
Yvan Perrin, nga UCD/NE, ka thënë se ky krahasim është iritues. “Këto komente tregojnë për një karakter të egër e të neveritshëm”, thotë ai.

Edhe Christian Luscher (Lib/GE) thotë se krahasimi është i papranueshëm dhe se fjalët e Thacit janë lënduese.
“Edhe pse populli i Kosovës ka vuajtur nga shtypja e armikut të tyre serb, deklaratat e Hashim Thaçit rrezikojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve”, ka thënë Maria Roth Bernasconi nga PS/GE.

Ndërsa, Departamenti zviceran i Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje vendeve të interesuara për t’u marrë me raportin e Këshillit të Evropës, të përgatitur nga Dick Marty. (Telegrafi)

 

E kerkuar dhe u gjet si :

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: