Serbët duan edhe në BE, edhe të vazhdojnë dialogun | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Serbët duan edhe në BE, edhe të vazhdojnë dialogun

genta Postuar nga on Jan 18th, 2011 ne kategorine Kosove. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Serbët duan edhe në BE, edhe të vazhdojnë dialogun
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Goran Bogdanovic, ministri i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, ka thënë të martën se serbët duan të jenë pjesë e BE dhe të vazhdojnë dialogun rreth Kosovës, ngase ka vlerësuar se çështja e Kosovës ende nuk është zgjidhur në mënyrë që të jenë të kënaqur edhe serbët edhe shqiptarët.
I pyetur nëse BE-ja mund të miratojë amendament më të cilin nga dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës kërkohet përjashtimi i çështjes së statusit, Bogdanovic është përgjigjur se në bisedimet me përfaqësuesit e BE-së asnjëherë nuk janë kushtëzuar me çështjen e Kosovës, që, sipas tij, “rrugë në vete është BE-ja, e rrugë tjetër është Kosova”.

“Shkrimet që janë paraqitur në media, jo vetëm sot, por para disa muajve më parë, nuk dua të them se nuk janë të vërtetë, por në të gjitha bisedimet askush nuk na ka kushtëzuar në këtë mënyrë dhe dua të besoj se nuk do të na kushtëzojnë edhe më tutje”, ka thënë Bogdanovic për televizionin Pink, transmeton Tanjug.

Bogdanovic nuk vlerëson se zhvillim i ngjarjeve në Kosovë do të varet vetëm nga raporti i Dick Martyt. /Telegrafi/

Serbët duan edhe në BE, edhe të vazhdojnë dialogun
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: