
Të shtunën, në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka ndërruar jetë një paciente që ishte e infektuar nga gripi pandemik A/ H1 N1.
Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj konfirmoi për Telegrafinë vdekjen e pacientes që ishte shtrirë më shumë se një javë, pasi ishte prekur nga gripi.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, bëhet fjalë për një 46-vjeçare nga Prishtina, të cilës në ditën e tetë i ishte përkeqësuar gjendja nga anemia hemolitike.
Ndërsa në Klinikën Infektive është i shtrirë një 75-vjeçar nga Gjakova prej gripit të rëndomtë.
Nga fillimi i epidemisë e deri të dielën nga mostrat e marra në Klinikën Infektive janë të dokumentuar 108 të sëmurë të prekur me influencën në Kosovë.
Gjatë këtij sezoni të gripit pandemik A/H1N1, në Kosovë janë konfirmuar 92 raste me këtë virus, 16 me virusin e influencës A, ndërsa dy raste me A/ H1N1 ishin trajtuar në mjekimin intensive. /Telegrafi/






Jep mendimin tuaj