Lëvizja Vetëvendosje deklaron se në protestë kundër zbatimit të Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit do të dalin një numër i madh shoqatash dhe organizatash qytetare, duke sqaruar se nuk është kjo lëvizje që e organizon.
Vetëvendosje i bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës kundër Ligjit për Prizrenin që do të mbahen në qytetin historik, të dielën në 29 janar, në orën 13:00, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Lëvizja Vetëvendosje në një komunikatë të fundit për shtyp thotë se do të përkrahë të gjitha protestat që kundërshtojnë iniciativa të dëmshme ligjore edhe pse nuk merr pjesë në organizimin e saj.
Kjo lëvizje bën me dije se e ka kundërshtuar ligjin në fjalë edhe në kuvend edhe në deklarimet e tjera publike dhe do të vazhdojë ta bëjë për shkak të karakterit diskriminues që ka.
Sipas Vetëvendosjes ligji bie në kundërshtim me parimet dhe frymën republikane e me kushtetutën, ai cënon laicitetin e shtetit, cënon neutralitetin në çështje të fesë, dhe është diskriminues, pra cënon barazinë përballë ligjit. Një ligj i tillë përbën material për hapje plagësh të vjetra e të reja, duke nxitur diferencimin e dasitë në baza etnike e religjioze”, deklaroi më herët Vetëvendosje.
Sipas saj projekti i qeverisë bie në kundërshtim dhe me Kushtetutën e vendit.





Jep mendimin tuaj