
Mediat ndërkombëtare që kanë raportuar për zhvillimet e së martës në Kosovë, njëzëri kanë konstatuar se dy liderët e zgjedhur të Kosovës janë figura kontraverze.
BBC: “Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur ish-liderin e guerilës Hashim Thaçi për kryeministër në mandatin e dytë. Votimi erdhi përkundër faktit se Thaçi është në qendër të kundërthënieve pas një raporti të Këshillit të Evropës që e lidh atë me krimin e organizuar dhe trafikim organesh”
Voice of America: “Kosova zgjedh milionerin kontraverz për President të ri. Pacolli mori 62 vota në rundin e tretë, pasi që nuk arriti të marrë përkrahjen e nevojshme në dy rundet e para. Vetëm 67 ligjvënës ishin prezentë në përpjekjen e tretë, pasi që opozita u largua në protestë të nominimit të Pacollit”
Deutsche Welle.: “Të dy, si Thaçi ashtu edhe Pacolli konsiderohen figura kontraverze. Muajin e kaluar Thaçi u lidh me krimin e organizuar dhe me trafikim organesh në një raport nga Këshilli i Evropës. Ka dyshime akuzuese edhe për marrëveshjet biznesore në të kaluarën të milionerit në fushën e ndërtimeve Behgjet Pacollit”
Reuters:“Pacolli mbetet një figurë e padëshirueshme për 2 milionë shqiptarët e Kosovës, më së shumti për shkak të lidhjeve të tij me Moskën, që e përkrah ish pushtesen, Serbinë, në kundërshtim për pavarësinë e Kosovës. Kompania e tij Mabetex rindërtoi Kremlinin”
MSN Finances: “Pacolli kurorëzohet me postin më të lartë pas një karriere të suksesshme por ndonjëherë kontradiktore. Mediat ruse kanë raportuar se Pacoli ka qenë figura qendrore në skandalin e korrupsionit, në të cilin dyshoheshin zyrtarët më të lartë të afërt me presidentin Boris Yeltsin, e që dyshoheshin të kishin marrë ryshfet, si shkëmbim për rindërtimin e Kremlinit.”/indeksonline/





Jep mendimin tuaj