Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për Kosovën | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për Kosovën

genta Postuar nga on Feb 15th, 2011 ne kategorine Kosove. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për Kosovën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të shqyrtojë nesër pasdite raportin e radhës mbi Kosovën të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, që përfshin periudhën 19 tetor 2010 deri më 15 janar 2011, njofton RTK-ja.

Kosovën do ta përfaqësojë ushtruesja e detyrës së ministres së Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, ndërsa raportin e Ban Ki-moonit do ta paraqesë përfaqësuesi i tij të posaçëm në Kosovë, Lamberto Zannier.

Në raport, Sekretari i Përgjithshëm shpreh keqardhjen për shpërbërjen e koalicionit qeverisës në tetor të vitit të kaluar duke thënë se shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme e shtyu dialogun e paralajmëruar midis Prishtinës dhe Beogradit. Ban Ki-moon shpreson që zhvillimet në Prishtinë do të çojnë në përshpejtimin e dialogut për të cilin ai u bën thirrje palëve që të kenë një qasje konstruktive.

Lidhur me zgjedhjet e dhjetorit, ai thotë se ato u mbajtën të qeta, ndonëse ka nënvizuar se organizatat që i mbikëqyrën kishin shfaqur shqetësimin mbi respektimin e standardeve demokratike.

Ban Ki-moon thekson edhe rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje të serbëve, ndërsa situatën e përgjithshëm në Kosovë e ka vlerësuar si të qetë. Ai përmend edhe raportin në Këshillin e Evropës të senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin thotë se ka zgjuar reagime të ndryshme dhe pakënaqësi të politikanëve në Kosovë dhe Shqipëri. Sipas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë i kanë hedhur poshtë pohimet e Martyt si një sulm kriminal kundër shqiptarëve, përplot sajime të të dhënave që nuk ekzistojnë, të cilat nuk i ka provuar një hetim ndërkombëtar.

Raporti megjithatë është mbështetur nga Serbia dhe një rrjet i atyre që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

Kryesinë e radhës në Këshillin e Sigurimit për këtë muaj dhe në mbledhjen e nesërme e ka Brazili, ndërkaq anëtarët e rinj rotativë me mandat dyvjeçar janë India, Afrika e Jugut, Gjermania, Kolumbia dhe Portugalia.(zhurnal)

Këshilli i Sigurimit nesër diskuton për Kosovën
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: