Ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi duke folur për punën e Kuvendit të Kosovës, mohoi se gjatë këtij mandati Qeveria e Kosovës e ka kontrolluar legjislativin e vendit.
Ai në takimin e fundvitit me gazetarë tha se Kuvendi i Kosovës e ka kryer punën në bazë të Kushtetutës së Kosovës, ndërkohë që sipas tij edhe Qeveria e ka bërë të njëjtën gjë.
Sipas Krasniqit ka pasur bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, por jo ndikim të Qeverisë në Kuvend.
Më tej, duke folur për ligjet e miratuara, Krasniqi tha se një ligj i cili është dashur të miratohet në këtë mandat e që nuk është miratuar është ai për kategoritë e dala nga lufta. Mirëpo, sipas tij ky ligj do të miratohet në legjislacionin e ardhshëm. (Telegrafi)






Jep mendimin tuaj