Gjykimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë të Preshevës | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Gjykimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë të Preshevës

genta Postuar nga on Dec 26th, 2010 ne kategorine Kosove. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Gjykimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë të Preshevës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Luginë e Preshevës, 26 dhjetor – Pikërisht, të dielën, u bënë dy vjet nga arrestimi i nëntë nga shtatëmbëdhjetë të akuzuarit shqiptarë nga Presheva, të akuzuar nga Gjykata për Krime Lufte në Beograd, për krime lufte, kinse të kryera ndaj serbëve, romëve dhe ndaj ndonjë shqiptari luajal (spiun), gjatë periudhës kohore, mesi i qershorit dhe fundi i tetorit të vitit 1999, sipas tyre krime këto të kryera në qytetin e Gjilanit dhe rrethinën e tij.
Ndërsa, gjykimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë të Preshevës, është caktuar të vazhdojë nesër (të hënën), po qe se nuk do të ketë ndonjë zvarritje tjetër.
Arrestimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë nga Presheva, qe bërë në një aksion tejet spektakular të xhandarmërisë serbe, të përcjellë me shumë pjesëtarë të mediave serbe, në të cilin, jo zyrtarisht bëhet e ditur se kishin marrë pjesë më tepër se shtatë qind (700) pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.
Derisa, sipas liderit të LKSH-së, Orhan Rexhepit,  në seancën e fundit të procesit gjyqësor zëvendës-prokurori serb, ka kërkuar dënime maksimale të grupit të të rinjve shqiptarë, që sipas aktakuzës së ngritur serbe, njihen si “Grupi i Gjilanit”, me dënimin maksimal prej 20 vjetësh për çdo të akuzuar, pala mbrojtëse ka hedhur poshtë si të pa baza të gjitha akuzat e ngritura nga gjykata serbe në Beograd, duke u ofruar dhe shpalosur fakte dhe argumenteve të pakontestueshme për pafajësinë e të rinjve shqiptarë, të cilat u janë dorëzuar Gjykatës së Beogradit për pafajësinë e tyre.
Sipas Rexhepit, më kryesorja është se Prokuroria, deri më tani, nuk ka ofruar as edhe një dëshmi se në Gjilan e rrethinë kanë ndodhur masakra ose krime lufte të kryera nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, dhe aq më parë kur nga nëntë të akuzuarit, vetëm dy prej tyre kanë qenë pjesëtarë të formacionit ushtarak të përmendur.
Edhe lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, procesin maratonik të seancave gjyqësore në Beograd, kundër nëntë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, e konsideron të motivuar politikisht.
Mënyra se si u arrestuan këta të rinj shqiptarë, theksoi Musliu, kryesisht ish-pjesëtarë të UÇPMB-së, pastaj trajtimi në burg dhe procesi gjyqësor, të japin me kuptuar se ky proces ashtu si të tjerët e mëparshëm, është politikisht e montuar e pakuptimtë, madje edhe e dyshimtë.
Musliu, kërkon nga subjektet politike shqiptare, institucionet komunale, sektori joqeveritar dhe faktorët ndërkombëtarë, të ushtrojnë presion tek gjyqësori jotransparent i Beogradit, për t’i dhënë fund këtij procesi të montuar politik, ngase thellësisht jemi të bindur në pafajësinë e tyre.
Edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së, ka reaguar, ndaj mënyrës së arrestimit, trajtimit dhe montimit të të gjitha proceseve kundër nëntë qytetarëve shqiptarë të Preshevës.
”Dy vite pas arrestimit spektakular është e pakuptimit dhe tërësisht e dyshimtë çdo tentativë për të dënuar njerëzit  e pafajshëm”, shkruhet në reagimin e OVL-së së UÇPMB-së, dhe shtohet se “kur dihet se deri më tani, bazuar në faktet gjatë seancave gjyqësore, as edhe një dëshmi konkrete nuk ka qenë pro akuzës së prokurorisë serbe për krime lufte”.
”Kërkojmë nga të gjitha organet relevante shtetërore të Serbisë, si dhe të gjithë organet ndërkombëtare që  të ushtrojnë ndikimin  e tyre, në mënyrë që ky gjyq të jetë transparent, i drejtë dhe që mos të bie në ndikime të motivuara  politike dhe që të gjithë të arrestuarve të iu kompensohet dëmshpërblimi, sepse jemi të bindur në pafajësinë  e tyre”, thuhet në reagimin e OVL-së së UÇPMB-së. (Koha-net)

Gjykimi i nëntë të arrestuarve shqiptarë të Preshevës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: