EULEX-i ka “amnistuar” strukturat paralele serbe | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

EULEX-i ka “amnistuar” strukturat paralele serbe

Postuar nga on Jul 4th, 2011 ne kategorine Kosove, SHQIP. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.


Misioni i Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX, gjatë veprimtarisë së deritanishme në Kosovë nuk ka hezituar që t’i zbatojë kompetencat e veta ekzekutive ndaj institucioneve legale të vendit, ndërkohë që ka “amnistuar” institucionet paralele të Serbisë, që veprojnë në veri dhe në jug të lumit Ibër.
Koha Ditore shkruan se përderisa prokurorët e EULEX-it në kuadër të hetimeve të veprave penale kanë bastisur institucione të niveleve të ndryshme të Republikës së Kosovës, duke përfshirë ministritë e komunat, ata nuk janë parë të kenë vepruar ngjashëm edhe me institucionet paralele serbe, që haptas sfidojnë rendin juridik, atë politik e sigurinë në Kosovë.

Edhe pse zyrtarët e misionit të BE-së, të Qeverisë së Kosovës e madje edhe të Qeverisë së Serbisë pajtohen me faktin se EULEX-i ka mandat të plotë për hetimin, por edhe për bastisjen e institucioneve paralele serbe, deri më tani hetuesit evropianë nuk e kanë ndërmarrë ndonjë veprim të këtij lloji.

Zëdhënësi i EULEX-it, Nicholas Hawton, ka bërë të ditur se ky mision ka mandat të plotë për zbatimin e ligjit dhe se fillimi i çfarëdo hetimi varet nga vlerësimi i prokurorëve. “EULEX-i ka mandat t’i hetojë të gjitha krimet serioze, nëse prokurori e sheh të arsyeshme për të iniciuar hetim”, ka thënë ai.

Sipas tij, prokurorët dhe hetuesit e EULEX-it fillojnë hetime kur ka dëshmi të bazuara apo padi nga palët dhe përmes hetimeve preliminare vërtetohet nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të filluar hetimin zyrtar. Ai nuk ka saktësuar nëse deri më tani është iniciuar ndonjë procedurë e ngjashme penale edhe ndaj përfaqësuesve të institucioneve paralele serbe… /Telegrafi/

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: