Pse dashuria i bën mirë zemrës? | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Pse dashuria i bën mirë zemrës?

Postuar nga on Jan 22nd, 2011 ne kategorine JETA. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Thuhet që aktiviteti seksual influencon pozitivisht në peshore. Është e vërtetë? Po, por jo vetëm kaq. Të bësh dashuri është një shkarkim total i energjisë në të gjithë trupin, duke përfshirë dhe organet e brendshme.

Një gjimnastikë e kompletuar
Aktet seksuale rrisin metabolizmin dhe ndihmojnë, pra, të dobësohesh. Të bësh dashuri është si të praktikosh një aktivitet fizik të kompletuar. Në gjysmë ore akti seksual digjen rreth 200 deri 300 kalori. Sa më shumë të jesh i bindur emocionalisht aq më shumë kalori djeg. Efektet në peshë janë të pakrahasueshme me ato që arrijmë me një shëtitje rreth l orë me hap të qetë.

Stërvit zemrën dhe mushkëritë
Seksi është edhe një provë gjenerale për organe të ndryshme, zemër dhe mushkëri në veçanti. Gjatë të bërit dashuri frymëmarrja është më e shpeshtë, diçka pozitive për aparatin e frymëmarrjes.

Përmirëson lëkurën
Zgjerimi i enëve të gjakut, që dalin në pah gjatë të bërit dashuri sjell më shumë oksigjen, pra indet ushqehen më mirë: lëkura bëhet më e fuqishme dhe e ndritshme. /Telegrafi/

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: