Psikologjia e tradhtisë së meshkujve dhe femrave i ka rrënjët në baza të ndryshme. Burri tradhton nga mërzitja, për ta kaluar monotoninë, ndërsa gruaja nga pakënaqësia. Vetë vlerësoni cila tradhti është më e rëndë. Unë do të mundohem t’ju sqarojë pse ajo ju tradhton? Të gjitha studimet kanë treguar dhe më nuk ka dyshim se gratë tradhtojnë më shpesh. Vetmia, mungesa e vetëbesimit dhe komunikacioni me partnerët janë shkaqet, pse ajo ju tradhton… Dhe, ja nga një fjalë për të gjithë.
Mungesa e komunikimit
Shumicës prej nesh, nëse i përmendet kjo temë, gati jemi për të qarë me zë. “Dhe, tërë jetën diçka flasim!” Por, nuk është puna tek ajo se a flasim, por për çfarë flasim. Temat familjare – a janë të sëmurë fëmijët , sa janë llogaritë… ato janë tema që partnerëve u bëhen rutinë. Komunikimi i vërtetë përbëhet nga bisedat intime për plane, qëllimet e jetës, dëshirat, ndjenja, pasion… E di se është shumë e vështirë për ne burrat është shumë e vështirë të flasim për atë, por mundohuni, pse ajo do të gjejë zëvendësim të mirë që do ta dëgjojë sa duhet dhe do të jetë burri i saj që përkujdeset, ndërsa ju do të jeni të zhgënjyerit.
Vetmi
Ajo që jeni në një marrëdhënie të gjatë apo në një martesë nuk do të thotë asgjë. Momenti në të cilin gruaja mbetet e vetmuar sigurisht e keni para hunde, por gjithmonë të gjithë e lëshojmë. Arsyeja është se jemi të rehatshëm në sigurinë e lidhjes stabile dhe kjo çon deri në monotoni. Pasioni ndalet dhe prej çiftit që është shumë i dashuruar transformoheni në çift ku të gjitha ditët janë të njëjta dhe kështu e jetoni jetën – si “robot”. Me siguri, nuk them se gjithmonë fluturojnë flutura, por asnjëherë nuk duhet të lejoni se ndonjëherë keni qenë çmendurisht të dashuruar. Megjithatë, për shkak të atyre ndjenjave jeni ende bashkë.
Hakmarrje
Në këtë histori vetë jemi fajtorë – ai që tradhton, mbetet i tradhtuar. Ky është një rregull i pashkruar dhe nëse dikush i përmbahet kësaj rregulle, atëherë ajo është gruaja e tradhtuar. Ndjenja e lëndimit, tërbimi për hakmarrje, që ju të ndjeheni njëjtë si është ndjerë dhe ajo. Sy për sy, dhëmbë për dhëmbë!
Mungesë e vetëbesimit
Lidhja e gjatë është e mbushur me probleme. Në mënyrë të veçantë për gratë. Ajo në lidhje të tillë mund të humbasë, të ndjehet si më pak tërheqëse, më pak e dashur…
Vetëbesimi bie në një nivel më të ulët, nëse vëren se nuk i kushtoni vëmendje të mjaftueshme, e gjitha të çon në një rezultat – do të gjejë dikë që do ta bëjë atë. Për ta parandaluar këtë mendoni ndonjëherë edhe për të. Dhurata, komplimente, dy bileta për në kinema apo në teatër… do duhej të kryenin punë dhe të jenë të mira që ajo të mbetet e juaja.
Sigurisht, kjo nuk duhet të bëhet një udhëzim apo leksion, sepse do të fitoni një lidhje të mirë, por të korruptuar, ndërsa për korrupsion tek ne njerëzit përfundojnë në burg. Thjesht, jini të sinqertë ndaj saj, por edhe ndaj vetes. Ndoshta në marrëdhënien tuaj litari është i hollë






Jep mendimin tuaj