Nga Foxconn arrijnë informatat rreth versionit të ardhshëm të iPhoneit. Sipas pohimeve të të punësuarve të këtij prodhuesi OEM, prodhimi i iPhone 5 është i gatshëm, derisa dërgesat në treg do të duhej të fillojnë gjatë verës.
Ekzistonin disa prototipa, e secili nga ata kishte ekranin prej më së paku katër inç, dhe ishin më të mëdhenj nga versioni aktual i smartphoneit. Në së paku njërin nga prototipat ndodhej ekrani i prodhuar nga LG. Gjithashtu, është publikuar se të gjitha pajisjet kishin trashësi të njëjtë në të gjitha pjesët, e asnjëri nga ta nuk paraqet versionin përfundimtar të pajisjes.
Burimi i njëjtë vitin e kaluar pati publikuar se iPhone 5 nuk do të lansohet se Apple në përgatitje e kishte modelin 4S.
E kerkuar dhe u gjet si :
- foto nga iphone (2)





Jep mendimin tuaj