Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat

Postuar nga on Feb 5th, 2011 ne kategorine TEKNOLOGJI. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Nëse përdorni Facebook chat, keni kujdes rreth porosive të dyshimta nga shokët tuaj.

Sipas AllFacebook, spamerët janë duke plaçkitur llogaritë në rrjetin Facebook dhe duke dërguar lidhje keqdashëse përgjatë Facebook chat-it.

Jackie Cohen nga AllFacebook lajmëroi të hënën që një nga shokët e vet në Facebook ishte duke dërguar lidhje, duke premtuar çmime të lira. “S’ka mundësi Jackie,” lexoi tekstin e shoqëruar në një lidhje të tilëë, “Facebook është duke pasur probleme dhe është duke dhënë dhurata falas, shiko këtë shpejt.” Pjesa e çuditshme, shtoi Cohen, ishte kur shoku i saj nuk ishte kyçur në Facebook në atë kohë. Llogaria shihej që dërgonte këto porosi autonome.

Cohen përcolli një nga lidhjet te një shqyrtim reklamues që ofronte çmime si kartë Walmart, me çmim 1,000 dollarë, për dhurata ose një iPhone 4 falas. “Përmbushja e këtyre shqyrtimeve humbet kohën, ju vendos në një rrezik dhe kontraktim me keqdashësit dhe pranim të spamit, gjersa spamerët fitojnë një përqindje,” shkruajti Cohen.

Kujdes nga porositë që merrni në Facebook chat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: