Facebook lëshon funksionin Questions | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Facebook lëshon funksionin Questions

Postuar nga on Mar 28th, 2011 ne kategorine TEKNOLOGJI. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Funksioni i ri i pyetjeve në Facebook, të cilat njihen si Facebook Questions, tani mund të aktivizohen në facebook.com/questions.

Përdoruesit e këtij rrjeti social të cilët dëshirojnë të postojnë një pyetje, tani mund ta bëjnë atë njësoj sikurse kur postojnë një foto, link ose video, ndërsa pas shtrimit të pyetjes, miqtë tanë mund të përgjigjen ose edhe të votojnë.

Pritet që kësaj radhe, funksioni i pyetjeve të funksionojë më mirë krahasuar me mundësinë paraprake të njohur si Poll, e cila u mundësonte të gjithëve të përgjigjen në pyetjet tuaja, edhe kur ata respondentë mund të mos ishin të afërmit tuaj.

Njerëzit gjithnjë bëjnë pyetje në statuset e tyre gjatë gjithë kohës, ndërsa ideja e Facebook me Questions është që t’ua mundësojë anëtarëve të saj që këtë ta bëjnë në mënyrë më të strukturuar.

 

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :