Manchester United-i e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2:0 si udhëtues në ballafaqim me Schalken, në kuadër të gjysmëfinales së Champions League. Manchester United-i iu ka treguar skuadrës gjermane se nuk është si Interi. Fitore e madhe e cila i afron një hap drejt finales së madhe të Champions League. Schalke nuk ishte ajo e çerekfinales kur ka luajtur me Interin. Një Schalke që nuk pati fuqi të ndalë një Manchester e sidomos 25 minutat e fundit të ndeshjes ishin fatale. Sigurisht se në ndeshjen e kthimit pas një jave në Old Trafford do t’i pret sfidë shumë e vështirë dhe pak e besueshme se mund të anulohet kjo epërsi.
Schalke dhe Manchester United-i, në pjesën e parë treguan lojë mjaft të mirë. Si njëra palë po ashtu edhe skuadra tjetër bënë përpjekje të pareshtura, megjithatë 45 minutat e parë u mbyllën pa gola. Në minutën e 52-të Jurado i Schalkes ka pasur një mundësi të mirë që të shënoi, por gjuajtja e tij nga rreth 13-14 metra ka shkuar larg portës.
Raul, futbollist më përvojë në minutën e 62-të është munduar që të rrezikojë portën e skuadrës rivale, por pa sukses. Rooney edhe njëherë dëshmoi veten se është mjeshtër i pasimeve të sakta.
Ai me bisht të syrit ka vërejtur të vetmuar futbollistin Giggs, i cili ishte harruar nga mbrojtësit e skuadrës vendase dhe nuk e pati të vështirë të fërfëlloi topin nëpërmjet këmbëve të portierit Neuer dhe 0:1.
Nuk kaluan as dy minuta, Hernandez për mrekulli ka gjetur të vetmuar Rooney në 16-shin rival, i cili nuk fali dhe 0:2. “Djajtë e Kuq” me plotë meritë shënuan fitore me rezultat 2:0 dhe kësisoj me një këmbë janë në finalen e madhe.
Schalke – Manchester United 0:2 (0:0)
Stadiumi i Schalkes.
Shikues: 54142.
Gjyqtarë: Carlos Velasco Carballo (Spanja)
Shënues: Giggs (67’), Rooney (69’).
Kartonat e verdhë: Metzelder, Sarpei (Schalke), Silva (United)
Schalke: Neuer, Uchida , Matip, Metzelder, Sarpei (Escudero (72’), Papadopoulos, Jurado (Draxler 83’), Farfan, Baumjohann (Kluge 53’), Raul dhe Edu.
Manchester United: Van der Sar, Fabio da Silva, Vidic, R. Ferdinand, Evra, Carrick, Giggs, Valencia, J.-S. Park (Scholes 73’), Rooney (Nani 83’) dhe Hernandez (Anderson 73’).





Jep mendimin tuaj