Shqipëria fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë – VIDEO | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Shqipëria fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë – VIDEO

Postuar nga on Mar 26th, 2011 ne kategorine Sport. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Shqipëria fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë – VIDEO
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Shqipëria ka fituar 1-0 me Bjellorusinë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012.

Ka qenë Salihi heroi i ndeshjes i cili ka shënuar në minutën e 62 pas një gabimi të mbrojtësitë bjellorus Martinoviç i cili ka lejuar topin të shkojë në këmbët e sulmuesit shqiptar.

Gjatë gjithë takimit kombëtarja shqiptare ka dominuar lojën duke rrezikuar disa herë portën kundërshtare.

Me këtë trepikësh kombëtarja jonë vazhdon të mbetet në garë për kualifikimin.

SHQIPERI-BJELLORUSI 1-0
Shenues: Salihi 62?
E shtune, 26 mars 2011,
Stadiumi “Qemal Stafa”, Tirane

SHQIPERIA: Ujkani, Lila, Cana, Teli, Vangjeli, Lala, Agolli, Bulku, Skela (80? Duro), Salihi dhe Bogdani (74? Bakaj)
Trajner: Josip Kuzhe (kroat)

BJELLORUSIA: Veremko, Kulchiy, Martynovich, Shitov, Molosh, Tigorev, Omelyanchuk, V. Hleb, Krivets, Putilo, Kislyak.
Trajner: Bernd Stange (gjerman)

Gjyqtare: Markus Strombergsson, Magnus Sjoblom, Daniel Vernmark (nga Suedia)

Kartone te verdhe: Salihi, Lala, Cana/ Kulchiy, Shitov, Molash

NDESHJA

1-    Topi i pare luhet nga Bjellorusia.

5’ – Goditja e pare nga kendi e Shqiperise. Ervin Skela ekzekuton, topi pasi spastrohet nga mbrojtja e Bjellorusise, mberrin ne kembet e Lorik Canes. Mbrojtesi i Gallasaraj goditi fuqishem gati mbi piken e penalltise, por reagoi portieri kundërshtar.

6’- Goditja e dyte nga kendi i Shqiperise, por kësaj radhe nga ana e djathte e sulmit. Skela pasoi shkurt per Ervin Bulkun, por gjuajtja e mesfushorit te Hajdukut te Splitit frenohet nga portieri mik.

14’- Kristi Vangjeli ndërhyn sakte duke neutralizuar ofensiven e Bjellorusise, duke dëshmuar se përvoja e fituar ndaj lojtareve te Manchester City dhe Atletico Madrid, e kane bere me te pjekur korçaren qe luan ne Greqi me Arisin e Selanikut.

16’- Ervin Skela leshoi nje top brenda zones bjelloruse, Hamdi Salihi zgjatet duke goditur, topi i përplasur te portieri kundërshtar rikthehet serish te sulmuesi i Rapid Wien, dhe ne tentativen e dyte, shkodran e shtyn drejt rrjetes, por duke e prekur edhe me dore. Goli anulohet nga gjyqtari suedez, i cili ndeshkon edhe Salihin me kartonin e verdhe.

18’ – Kapiteni Lala ndëshkohet me karton te verdhe.

21’- Kulchiy i Bjellorusise ndëshkohet me karton te verdhe.

24’- Skela ekzekuton nje goditje te lire nga rreth 20 metra ne anen e djathte te sulmit te Shqiperise, por askush nuk e shfrytëzon harkimin e fantazistit te Arka Gdnyia.

29’ – Shqiperia ekzekuton nje tjeter goditje kendi nga Skela, por pa krijuar rrezikshmëri.

30’ – Hamdi Salihi gjuan nga larg, por pa e shqetësuar seriozisht portieri bjellorus, Veremko.

32? – Ndeshekohet me karton te verdhe Shiitov i Bjellorusise. 2-2 kartonet e verdhe.

31’ – Nje tjeter goditje kendi. E katërta per Shqiperine.

37’ – Lorik Cana ndëshkohet me karton te verdhe, pas nje faulli te tij ndaj Hleb.

38’ – Regjistrohet goditja e pare e Bjellorusise drejt portes shqiptare. Pa asnjë problem per Samir Ujkanin.

39’ – Skela dha nje pasim te bukur per Salihin, por shkodrani nuk gjen dot sinkronizimin e duhur.

41’ – Nje supergoditje e Lorik Canes nga nje goditje standarde nga 25 metra dhe porten e Bjellorusise e shpeton vetem shtylla horizontale.  I pafat Lorik Cana. E pafat Shqiperia.

43’- Salihi i shpetoi mbrojtjes bjelloruse, goditi me te majten, por topi fatkeqësisht nuk ju drejtua rrjetes. Nje tjeter mundesi e madhe e Shqiperise.

45’+1 – Mbyllet pjesa e pare: 0-0. Shqiperia goditi shtyllen me Lorik Canen, gjyqtari suedez anuloi nje gol te Hamdi Salihit dhe ekzekutoi 5 goditje nga kendi. Asnje rast per Bjellorusine.


Cana ndalon Hlebin, Foto: AP 

PJESA E DYTE

46’ – Topin e pare e luan Kombetarja jone. Shqiperia nuk ka asnjë ndryshim. Bjellorusia ka bere zevendesimin e pare.

47’ – Bjellorusia ekzekuton nje goditje kendi.

48’ – Bjellorusia prane golit. Nje pakujdesi e Ujkanit, por qe per fat te mire nuk ndëshkohemi, pasi sulmuesi bjellorus gjuan jashte.

50’-  Ansi Agolli harkoi nga e majta e sulmit tone nje top ne zone, Salihi gjuajti me koke, por mbrojtja bjelloruse e largon ne goditje kendi.

51’ – Agolli gjuajti fort nga distanca dhe portieri Veremko e devijoi ate me kembe ne goditje kendi.

52’ – Goditja e shtate nga kendi per Shqiperine. Si gjithmonë Ervin Skela.

53’ – Molash ndërhyn shume rende ndaj Andi Liles. Karton i verdhe per bjellorusi. Demtohet Lila.

54’ – Agolli harkoi serish dhe serish Salihi me koke, por Veremko eshte ne vendi e duhur. Nje pafundesi rastesh.

62? – Gooooooool… Erjon Bogdani pasoi nje top me koke drejt zones bjelloruse, aty heziton nje mbrojtes kundershtar, dhe “gjahtari i golit”, Hamdi Salihi, perfitoi duke shenuar golin e pare te Shqiperisel. Nje gol i merituar. I shume merituar. Shqiperi-Bjellorusi 1-0.

68’ – Ujkani pret nje gjuajtje qendrore te bjellorusit Bychenok.

70’  – Serish Ujkani shpeton serish porten, duke e zotëruar ate pas dy prekjeve. Reagim i mire i portierit te Novares.

72’ – Tjeter shtylle e Shqiperise, kësaj radhe me Hamdi Salihin. Pas nje aksioni model te Kombetares sone, me pasime me nje takim midis ku moren pjese edhe Bogdani dhe Skela. Duhej te ishte 2-0.

74’ – Elis Bakaj futet ne vend te Erjon Bogdanit. Bakaj luan ne Rumani me Dinamo e Bukureshtit.

75’ – Tjeter gol i anuluar i Hamdi Salihit, ne pozicion te qarte jashte loje.

80’ – Klodian Duro hyn ne vend te Ervin Skeles. Fantazisti duartrokitet fuqishem per lojen e shkëlqyer te tij.

82’ – Klodian Duro ekzekutoi nje goditje kendi dhe Salihi ben me te paimagjinueshmen, me porten bosh shndërrohet ne nje mbrojtes te Bjellorusise, duke mos e shtyre topin ne rrjete, por e kthyer ne drejtimin e kundërt. Mund te ishte serish 2-0.

90’+2 – Gjergji Muzaka, ne nje ndeshje te rralle per te, pasi luan me maske ne fytyre, futet ne vend te Hamdi Salihit, heroit te Shqiperise.

1-0 Salihi 62?

 

Shqipëria fitore 1-0 ndaj Bjellorusisë – VIDEO
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :