Shkencëtarët: “Shpëlarja” me ultratinguj heq kancerin në tru | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Shkencëtarët: “Shpëlarja” me ultratinguj heq kancerin në tru

Postuar nga on Apr 26th, 2011 ne kategorine MJEKSI, SHKENCE. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Shkencëtarët: “Shpëlarja” me ultratinguj heq kancerin në tru
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Kanceri në tru mund të kurohet përmes një aparati të ngjashëm me kufjet, që lëshojnë ultratinguj.

Kjo është teoria më e fundit e komunitetit të shkencëtarëve të Massachusetts, të cilët para se të arrinin në këtë përfundim, kanë zhvilluar dhjetë vite kërkime. Në fakt, teoria e tyre nuk ndryshon shumë nga ajo që zbatohet aktualisht me pacientët që vuajnë nga kanceri në tru.

Deri më tani, mbi këta pacientë është përdorur teknika ultratingujve që lëshon në zona të lokalizuara të trurit një intensitet të lartë dozash të këtyre tingujve. Ajo që propozojnë shkencatarët është një pajisje e thjeshtë e ngjashme me kufjet, më e lirë dhe më praktike, e cila funksionon me të njëjtën teknologji.

Sipas presidentit të “Prefusion Technology”, Al Kyle, pacientët do t’i mbajnë këto “kufje” për një kohë të gjatë, sipas një programi të mirëpërcaktuar. Kjo do të bëjë që shpërndarja e ultratingujve në tru do të jetë totale. Në njëfarë mënyre, shkencëtarët e krahasojnë me një “shpëlarje” truri me ultratinguj.

Por pavarësisht optimizmit të këtij komuniteti shkencëtarësh të Massachusetts, kjo teori duhet ti nënstrohet një sërë testesh. Aktualisht kjo pajisje po testohet te kafshët, por në disa raste kanë rezultuar probleme, pasi pacientët kanë patur hemoragji. Mbetën për t’u studiuar çfarë e shkakton këtë. /Telegrafi/

 

E kerkuar dhe u gjet si :

Shkencëtarët: “Shpëlarja” me ultratinguj heq kancerin në tru
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: