Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit

Postuar nga on Jun 20th, 2011 ne kategorine MJEKSI. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Të rinjtë gjithnjë e më shumë kanë probleme me dhimbje në shpinë, qafë dhe supe, për shkak të qëndrimit të tepërt ulur para kompjuterit, sidomos edhe për shkak të punës me laptop.

Shkencëtarët nga Universiteti i Bostonit, nëpërmjet një hulumtimi, kanë treguar se 50 për qind e studentëve vuanin nga dhimbjet e lidhura me përdorimin e kompjuterit. Çdo i shtati student ishte ankuar se ndien dhimbje vetëm pas një ore që kalon para monitorit të kompjuterit.

Shkaku kryesor i këtyre dhimbjeve, sipas ekspertëve, është se përdoruesit e kompjuterëve personalë dhe të laptopëve, para së gjithash, nuk e mbajnë pozitën e duhur gjatë punës.

Ekspertët rekomandojnë që për punë me kompjuter është më mirë të përdoret “miu” sesa “touchpad” (puna me gishta), sepse ky i fundit mund të shkaktojë presion në duar dhe në nyjat e duarve. Ata thonë se miu duhet të jetë në nivel me bërrylin dhe jo larg kompjuterit.

Po ashtu, edhe ekranet shpesh vendosen shumë poshtë, për këtë arsye përdoruesi duhet të përkulet përpara dhe kjo shkakton dhimbje në shpinë dhe në qafë.

Prandaj, thonë ekspertët, është mirë që gjatë ditës, kohë pas kohe, të zgjatet qafa dhe nyjat. Nga ana tjetër, shkencëtarët thonë se njerëzit që merren me aktivitet fizik kanë shumë më pak probleme me dhimbjet e lidhura si pasojë e përdorimit të kompjuterëve. /Telegrafi/

 

E kerkuar dhe u gjet si :

Probleme shëndetësore nga përdorimi i kompjuterit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: