Indi, 12 vjecarja vetëvritet për ti dhuruar organet familjes | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Indi, 12 vjecarja vetëvritet për ti dhuruar organet familjes

genta Postuar nga on Jul 9th, 2011 ne kategorine Kuriozitete. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Indi, 12 vjecarja vetëvritet për ti dhuruar organet familjes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


INDI – Një 12 vjecare i dha fund jetës në tentativën për ti dhuruar organet babait dhe vëllait të saj. Por fatkeqësishtë trupi i saj u dogj para se të zbulohej letra e vetëvrasjes me dëshirat e saj të fundit.

Vajza e vogël kishte arritur në konkluzion se vetëvrasja ishte e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Familja nuk mundej të përballonte shpenzimet e një syri për babanë për ti shpëtuar shikimin dhe një veshke për vëllanë që ti shpëtonte jetën.

Mumpy Sarkar vrau veten në datë 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qenë se letra u zbulua tepër vonë.

Sipas letrës vajza i kishte kërkuar edhe motrës të bashkohej me të në planin e vetëvrasjes, por ajo i kishte qeshur në fytyrë dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas ajo piu një pesticid dhe i dha fund jetës, me shpresën se vdekja e saj do të shërbente për të ndihmuar familjen fatkeqe.

Indi, 12 vjecarja vetëvritet për ti dhuruar organet familjes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: