
INDI – Një 12 vjecare i dha fund jetës në tentativën për ti dhuruar organet babait dhe vëllait të saj. Por fatkeqësishtë trupi i saj u dogj para se të zbulohej letra e vetëvrasjes me dëshirat e saj të fundit.
Vajza e vogël kishte arritur në konkluzion se vetëvrasja ishte e vetmja mënyrë për të ndihmuar familjen e saj të varfër. Familja nuk mundej të përballonte shpenzimet e një syri për babanë për ti shpëtuar shikimin dhe një veshke për vëllanë që ti shpëtonte jetën.
Mumpy Sarkar vrau veten në datë 27 qershor, por akti i saj nuk mundi ta ndihmonte familjen duke qenë se letra u zbulua tepër vonë.
Sipas letrës vajza i kishte kërkuar edhe motrës të bashkohej me të në planin e vetëvrasjes, por ajo i kishte qeshur në fytyrë dhe ishte nisur për në shkollë. Më pas ajo piu një pesticid dhe i dha fund jetës, me shpresën se vdekja e saj do të shërbente për të ndihmuar familjen fatkeqe.






Jep mendimin tuaj