
“Falja e Gjakut” ka fituar çmimin për skenar më të mirë “Ariu i Argjendtë” në Festivalin e filmit në Berlin.
Historia shqiptare e gjakmarrjes, ishte filmi fundit që mbylli konkurimin në festivalin prestigjioz të kinemasë në Berlin.
“Falja e Gjakut” është një film i ri i cili hedh një vështrim mbi këtë fenomen, i cili ka tërhequr vëmendjen në ato vende ku nuk ekziston një dukuri e tillë.
Nën drejtimin e regjisorit amerikan Joshua Marston, ky film i fuqishëm përqëndrohet në një familje, në një fshat të veriut të Shqipërisë, ku konflikti për tokën e ka futur në gjak.
Rolet kryesore në film i luajnë pesë aktorë nga Kosova. Ilire Vinca – Çelaj, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj e Çun Lajçi./shqipmedia/





Jep mendimin tuaj