“Hollywood Tonight” klipi më i ri nga Michael Jackson | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

“Hollywood Tonight” klipi më i ri nga Michael Jackson

Postuar nga on Mar 17th, 2011 ne kategorine INTERESANTE. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

LOS ANGELES- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar video klipin më të ri të mbretit të muzikës pop Michael Jackson. Hiti i quajtur “Hollywood Tonight” është kënga e dytë e albumit të ri “Michael” që u publikua në dhjetor. Në video prezantohet një prej balerinave më të mira të momentit, francezja me origjine algjeriane, Sofia Boutello.

Kjo balerinë e cila ka bërë një sërë reklamash në televizionet amerikane tërhoqi vëmendjen e Jackson gjatë përgatitjeve për koncertet londineze “This is it”.
Fatkqsisht koncertet nuk u realizuan për shkak të vdekjes së yllit të popit, por regjisorët tashmë e dinin dashurinë që Michael kishte për balerinën e shkëlqyer e cila ka marrë notën maksimale në videon më të re të këngëtarit legjendar.

Sofia Boutello kërcen nën ritmet e këngës “Hollywood Tonight” nën regjinë e Wayne Isham, i cili ka realizuar edhe videon “You are not alone” të Michael Jackson. Sofia Boutella gjithashtu ka qenë balerinë e Madonës në turin ndërkombëtar “Confessions”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: