Mlladic, familja kërkon ndihmë nga shteti | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Mlladic, familja kërkon ndihmë nga shteti

genta Postuar nga on Jun 19th, 2011 ne kategorine BOTA. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Mlladic, familja kërkon ndihmë nga shteti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)


Familja e ish-gjeneralit Ratko Mlladic ka ndërmend t’i kërkojë Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjes që të paguajnë shpenzimet për mbrojtjen e tij në Hagë.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati mbrojtës i ish-komandantit të serbëve të Bosnjes, i cili ka saktësuar se dje, Mlladic u vizitua në Hagë nga i biri Darko.

Sipas avokatit, ky i fundit i ka dorëzuar të atit një listë me këshilltarë dhe avokatë që ai mund t’i përdorë gjatë procesit.

Ratko Mlladic u arrestua më 26 maj në një fshat rreth 80 kilometra në veri të Beogradit, pas një arratije 16-vjecare.

Ai akuzohet nga gjykata e Hagës për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid ndaj popullsive joserbe të Bosnjes.

Mlladic, familja kërkon ndihmë nga shteti
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :

Tagged with: