Ish-guvernatori i shtetit amerikan të Ilinois dënohet me 14 vjet burg | GazetaOnline

Sali Berisha “Partia Demokratike”

Ish-guvernatori i shtetit amerikan të Ilinois dënohet me 14 vjet burg

genta Postuar nga on Dec 8th, 2011 ne kategorine BOTA. Ju mund te ndiqni lajme tjera me ndihmen e RSS 2.0. Both comments and pings are currently closed.

Ish-guvernatori i shtetit amerikan të Ilinois dënohet me 14 vjet burg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Ish-guvernatori i shtetit amerikan Ilinois me origjinë serbe, Rod Blagojevich është dënuar të mërkurën me 14 vjet heqje lirie për shkak të korrupsionit, njoftojnë mediat e huaja.
Ai ishte akuzuar në 18 pika për korrupsion, përfshirë edhe përpjekjen për të tregtuar vendin e zbrazët të senatorit, pas zgjedhjes së Barak Obamas për president të SHBA-ve.
Blagojevich kishte kërkuar falje për veprimin e tij dhe në drejtimin e tij gjykatës kërkoi mëshirë me rastin e shqiptimit të dënimit. Një gjë e tillë paraqet precedent në procesin e deritanishëm trevjeçar kundër tij, pasi që nga fillimi ishte shprehur i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës.
“Këtu jam i dënuar për vepër kriminale dhe e pranoj këtë. Natyrisht, se më vjen keq për shkak të kësaj”,- ka thënë Blagojevich. Procesi dëgjimor ka zgjatur dy ditë, ku të dyja palët kanë paraqitur argumentet e tyre.
Blagojevich, emri i vërtetë i të cilit është Millorad, është arrestuar në dhjetor të vitit 2008, pas të cilës ishte shkarkuar nga detyra e guvernatorit. Ky është njëri nga dënimet më të ashpra të shqiptuara ndonjëherë për korrupsion në Ilinois.

Ish-guvernatori i shtetit amerikan të Ilinois dënohet me 14 vjet burg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)

Jep mendimin tuaj

Per reklama ne faqen e gazetaonline.net kontakto info@gazetaonline.net

Sponsoret ne GazetaOnline




Advertisement

FaceBook GazetaOnlineShqip :

LAJMI U GJET NE TERME :