ATHINE- Tre punëtorë shqiptarë dhe dy grekë u plagosën sot gjatë punës në ndërtim.
Ngjarja ndodhi në mesditë, kur në një ndërtesë në ndërtim e sipër në rrugën Promitheos 12 në Kifisia të Athinës, kati i dytë u shemb gjatë punimeve. Shërbimi i zjarrfikëseve organizoi një operacion të shpejtë për evakuimin e personave që mbetën të bllokuar nën rrënoja.
Zjarrfikësit mundën të tërheqin pesë punëtorët që ishin bllokuar të lënduar nën blloqet e cimentos dhe i transportuan ata menjëherë në spital për dhënien e ndihmës së specializuar. Mjekët konstatuan se pavarësisht shëmbjeve e lëndimeve të shumta, punëtorët ndodhen fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e shembjes së katit të dytë të ndërtesës janë ende të panjohura, por po hetohet për gjetjen e tyre./BW/gazetaonline.net





Jep mendimin tuaj